I shtruar tek “Shefqet Ndroqi” pas infektimit me Covid, ndahet nga jeta këngëtari Kujtim Prodani
Transmetuar më 06-01-2021, 15:14

Lajm i trishtë për artin shqiptar.

Ndërron jetë në moshën 57-vjeç këngëtari i mirënjohur, Kujtim Prodani.

Prodani njihej edhe si kantautor dhe kompozitor. Ai ishte infektuar pak ditë më parë dhe ishte shtruar në spitalet Covid në Tiranë.

Këngëtari ndau edhe një foto nga spitali, ku merrte oksigjen, vetëm një ditë para ndërrimit të viteve.

“Sa miq e sa të afërm na more ; o flamë e keqe!”, shkroi Kujtim Prodani, teksa ndodhej në një nga klinikat e spitalit Covid 2, Shefqet Ndroqi./a.m/NOA.al