23:38 | Sherri në shkollë pasoi vrasjen e Arditit në Kosovë
- 22:49 | Kishte mbjellë 1 mijë bimë kanabisi, zbulohet shtëpia e barit e shqiptarit në Belgjikë
- 22:49 | Justin Bieber: E urrej veten!
- 22:47 | 10 ndikimet ruse në Ballkan
- 22:37 | Përse ia morën jetën djalit vetëm 19 vjeç në Kosovë
- 22:32 | SHBA-Ukrainë 5 orë takim në Arabinë Saudite. Kievi: Ishte produktiv, drejt paqes
- 22:29 | Dhimbja e 2 prindërve, shpëtuan nga aksidenti, por humbën vajzën e tyre pasi ranë në lumë me makinë. 40 minutat e pafundme
- 22:28 | Turqia dhe Greqia kalojnë në Ligën A. Ju bashkohet edhe Serbia
- 22:18 | Fëmija 5 vjeç humb jetën nga sulmi rus me dron në Ukrainë
- 22:12 | Trump: Jam i vetmi person në botë që mund t’i japë fund luftës në Ukrainë
Horoskopi javor i Susan Miller për secilën shenjë, 24 deri 30 mars 2025
- Përse ia morën jetën djalit vetëm 19 vjeç në Kosovë
- Sherri në shkollë pasoi vrasjen e Arditit në Kosovë
- Horoskopi i Paolo Fox për sot, e diel 23 Mars 2025
- 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes për javën 24 deri 30 Mars 2025, sipas Susan Miller
- 3 shenjat që shkëlqejnë më fort sot – Fati është në anën e tyre! Ja çfarë thotë Paolo Fox
- Donald Trump tregon kush e vrau ish-presidentin e SHBA-ve, John F. Kennedy!
- Dhimbja e 2 prindërve, shpëtuan nga aksidenti, por humbën vajzën e tyre pasi ranë në lumë me makinë. 40 minutat e pafundme
- Lindi fëmijë me një 15 vjeçar kur ishte 22 vjeçe, jep dorëheqjen ministrja
- Parakalon me makinë policie në tunelin e Murrizit, gjobitet me 40000 lekë polici. I hiqen edhe 15 pikë nga patenta
-
Justin Bieber: E urrej veten!
-
Cilën kuti emergjence theu Jozi? Surpriza dhe dënimi që mori banori
-
“Është fallso komplet, aktrim i dobët…”/ Visjani për Laertin dhe zgjedhjen e tij për nominimin kokë më kokë me Valbonën: U tregua grek!
-
Valbona apo Laerti, kush mendoni se do lërë shtëpinë e “Big Brother VIP 4” të martën?
-
Të vendosur para sfidës nga Vëllai i Madh, Laerti zgjedh nominimin ‘kokë më kokë’ ndahet nga Valbona si një banor
-
‘Dy javë para se të hynim kam qenë në kafe me Laerti dhe shoqen e tij’! Rozana bën deklaratën e papritur për Laertin
-
‘O psikopate’! Marrëdhënia me ulje-ngritje e Eglit dhe Gjestit, Rozana për banorin: Ke frikë të luash vetëm
-
Surprizoi mbesën e saj në BBV, Tefta Radi: ‘Rozi bën diferencën di të luajë, uroj që ta fitojë’!
-
‘Më falni nëse kam bërë gabim…’! Gjesti përlotet teksa qëndron në oborr
-
Kush janë personazhet që pritet të jenë pjesë e “Ferma VIP” këtë edicion (EMRAT)
-
Dafina Zeqiri reagon ndaj kritikave: Shtatzënia nuk më ndalon të performoj
-
“Ti bëhesh xheloz për shokët, tmerr”/ Jozi-Aldos: Ke kërcyer me Loredanën…
-
Çudit Laert Vasili: Vij nga i njëjti trung familjar me Millosheviçin
-
‘Dashnori i syve që të pëlcasin e të dalin’! Egli i kthehet ashpër Gjestit: Atë fjalë mos e përdor me mua
-
‘Djalë apo vajzë, nuk ka rëndësi për ne’! Einxhel Shkira dhe DJ Dagz zbulojnë gjininë e fëmijës së dytë
-
Emocionuese! Rozana takon Tefta Radin, ikona e ekranit shqiptar: E shtrenjta ime, jam krenare me ty!
-
‘Nuk më ke dashur’! Gjesti akuzon Eglin
-
“Atë të shëndetit mendor e ka rrenë”/ G Bani: Egli është avokatja e djallit!
-
Njësoj si ajo dhe Bardhi! Sara Gjordeni ka dy fjalë për Eglin dhe Gjestin (FOTO)
-
“Më mirë ja them një qeseje në rrugë të dua, se sa ty”/ Egli nuk përmbahet ndaj Gjestit
-
Plas sherri mes Rozanës dhe Eglit
-
‘Do ta shtyp me makinë’! Debat i ashpër mes Neda Ballukut dhe Rozana Radit
-
“Nuk ikën dashuria për 9 ditë”/ Rozana për raportin Egli-Gjesti: Kush e di ça pret publiku…
-
‘Edhe sikur të gjithë të ikni dhe 5 të mbeten’! Reagimi i familjarëve të Eglit pas rënies së ndjekësve
-
Gjesti këndon për Eglin: Si për nëntë ditë më ke harruar, nuk paska qenë dashuri por fiksim

Gjashtë muajt e presidencës gjermane e gjetën në një kohë tronditëse BE. Ministri i Jashtëm, Heiko Maas në bilancin e tij për DW, ndër të tjera, vlerëson vendet e Ballkanit për progresin e madh në vitet e fundit, po veçon Maqedoninë e Veriut.
Duhet të nxjerrim konkluzione nga Brexit, është i mendimit ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas
Miratimi i buxhetit të ri dhe ndihmave miliardëshe për Coronën megjithë dallimet e debatet ishte sukses i presidencës gjermane të BE. Por për çështjen e vaksinimit, shumë europianë pyesin se pse zgjat kaq shumë procesi dhe kanë ndjesinë, se janë të fundit në radhë por çdo ditë që kalon do të thotë një ditë e humbur, ku rrezikohen jetë njerëzish. Po e pranoni këtë si rrezik?
Bëhet fjalë për të dyja: shpejtësi dhe kujdes. Për të tejkaluar pandeminë duhet që në vitin 2021 të ofrojmë vaksinën as më gjerësisht. Për këtë do të ketë vaksina të ndryshme me veti të ndryshme për sa i përket transportit dhe magazinimit. Landet kanë krijuar qendra rajonale vaksinimi, aty do të dërgohet vaksina. Më 27 dhjetor mund të fillojmë me vaksinimin, fillimisht në shtëpitë e përkujdesjes, tek njerëzit nga mosha 80 vjeç dhe tek personeli mjekësor i caktuar.
Si ministër i Jashtëm është e rëndësishme për mua edhe një çështje: Ne angazhohemi, që vaksina e Coronës të jetë në të gjithë botën një e mirë publike. Një vaksinë e sigurtë dhe e përballueshme në çmim do të duhet të ofrohet në të gjithë botën. Këtë objektiv i ka vënë vetes edhe aleanca ndërkombëtare e vaksinës, COVAX. Gjermania është pjesë e COVAX dhe e mbështet punën e saj me mjete të mëdha.
Buxheti i ri i BE dhe fondet e ndihmave do të bëhen të mundura, vetëm sepse BE u përkul në temën e shtetit të së drejtës. A nuk ju vjen keq, që ujdia për mekanizmin e shtetit ligjor bën që në Poloni dhe Huungari të vazhdojë me muaj e ndoshta me vite rrënimi i ndarjes së pushteteve? Çfarë ka bërë presidenca gjermane, që BE në të ardhmen të bëhet më e aftë për të vepruar e jo e shantazhueshme?
Pa ujdinë për paketën financiare të Coronës, Europa më 1 janar do ishte futur në ujëra shumë të trazuara. Njerëzve dhe sipërmarjeve të goditura rëndë nga pandemia u nevojitet shpejt ndihmë. Ishte e rëndësishme të luftojë për këtë. Përveç kësaj kemi instrumentin e ri të detyrimit për shtetin ligjor. Një shpatë e mprehtë, që nuk duhet nënçmuar. Megjithë kundërshtitë e Polonisë dhe Hungarisë nuk e prekëm këtë rregullore ligjore. E hapur është vetëm, si do të gjykojë Gjykata Europiane për detyrimin ndaj shtetit ligjor, nëse do të duhet të merret me këtë çështje.
Brexit e ka tronditur BE. A e kishit ndjesinë në negociatet për shtetin ligjor në BE, se mund të ketë pas Brexit-it edhe "Exit” të tjerë. A nuk do ishte më mirë që një rreth i vogël i shteteve anëtare të bjerë në ujdi për më shumë integrim, për të siguruar mbijetesën e BE?
Përkundrazi: Me debatin për Brexit në të gjitha vendet anëtare është rritur miratimi për BE, edhe në Gjermani. Besoj, se shumë njerëz i kanë parë avantazhet e BE si shumë të vetëkuptueshme, sepse nuk njihnin gjë tjetër. Brexit na i ka bërë shumë të qarta edhe njëherë avantazhet e BE: liria e udhëtimit, tregtia e lirë, dhe shansi për të jetuar e punuar në Europë, aty ku dëshiron. Nuk shoh aktualisht në BE, asnjë shumicë, që do të heqë dorë prej kësaj.
Natyrisht që duhet të nxjerrim konkluzione nga Brexit. Në BE ekziston ndërkohë mundësia, që një grup i vogël i shteteve anëtare, të fusë rregulla të përbashkëta, pa qenë nevoja që shtetet e tjera të marrin pjesë në të, i ashtuquajturi „bashkëpunimi i thelluar". Por më vendimtare është: Në politikën kombëtare ne nuk duhet të vemë para përgjegjësisë gjithmonë Brukselin, kur diçka nuk shkon mirë. Dhe duhet të shpjegojmë hapur dhe kuptueshëm, si i marrim ne vendimet në Bruksel, sepse aty në tryezën e bisedimeve, janë të gjitha shtetet anëtare.
Gjithnjë e më shumë vende duan të bëhen pjesë e BE. Por bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kanë ngecur, po ashtu si liberalizimi i vizave me Kosovën. Në Ballkanin Perëndimor flitet për "dështimin e gjermanëve”. Si do ta shpëtoni besueshmërinë e BE në rajon?
Ne jemi të fundit që frenojmë në BE për këtë temë. Në thelb në bllokadë bëhet fjalë për marrëdhënien bilaterale të Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut. Si presidencë gjermane e BE ne u përpoqëm me një intensitet të madh të ndërmjetësonim një zgjidhje. Për fat të keq ende pa sukses.
Partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor kanë bërë progres të madh në vitet e fundit, sidomos Maqedonia e Veriut. Njerëzit aty e shohin të ardhmen e tyre në BE. Prandaj ata duhet të mund ta ruajnë besimin tek premtimet tona, ndryshe do të heqin dorë nga BE. Perspektiva e BE është një impuls i rëndësishëm për reforma politike dhe të shtetit ligjor, që janë thelbësisht edhe interesat tona. Ne angazhohemi me tej për një zgjidhje në këtë kontekst, edhe pas presidencës sonë.
Pati shpresa, që presidenca gjermane do të çojë përpara dialogun me Greqinë dhe Turqinë për konfliktin në Mesdheun lindor. Deri më tani nuk ka pasur sukses, ka dështuar Gjermania si negociatore?
I kemi ndërkohë sanksionet e BE, që në Këshillin e BE në dhjetor u zgjeruan edhe njëherë. Këto sanksione drejtohen me objektiv të qartë ndaj personave dhe sipërmarrjeve, që janë pjesëmarrëse në kërkimet ilegale për gaz. Turqia duhet tani të bëjë hapa të besueshëm drejt uljes së tensioneve. Në javët dhe muajt e fundit kemi marrë sinjale të çtensionimit nga Turqia, por për fat keq pati herë pas here provokime të reja të qëllimshme. Kjo lojë e dyfishtë duhet të marrë fund. Oferta e një axhende positive në marrëdhëniet tona qëndron mbi tryezën e bisedimeve.
Presidenca gjermane vendosi si prioritet të drejtat e njeriut. Në të njëjtën kohë synohet një marrëveshje fitimprurëse investimesh me Kinën. A nuk ju shkakton kjo personalisht dhimbje koke?
Në negociatat për një marrëveshje investimesh mes BE dhe Kinës bëhet fjalë në radhë të parë për të krijuar kushte të ndershme në qasjen në treg. Ne duam që sipërmarrjet gjermane dhe europiane të kenë qasje të barabartë në tregun kinez, sepse kjo nuk duhet të jetë një rrugë njëkalimshe. Dhe bëhet fjalë edhe për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe standardet ekologjike. Këto janë për ne kritere për një marrëveshje. Përveç kësaj, shkeljet e të drejtave të njeriut ne vazhdojmë t’i trajtojmë shumë qartë në mënyrë bilaterale dhe në të gjitha nivelet me Kinën./DW/
/a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
