Transmetuar më 25-12-2020, 17:35

Papa dhuroi 4. 000 tamponë falas për të pastrehët në Romë.

Nisma, e drejtuar nga kardinali i Papa Françeskut, Konrad Krajewski, do të kryhet nga shoqata e Mjekësisë së Solidaritetit falë edhe bashkëpunimit të :Ifo San Gallicano” dhe “Roma Capitale”.

Papa Françesku i dha dhuratën e tij të Krishtlindjes të varfërve të Qytetit të Përjetshëm. Papa dhuroi katër mijë tamponët për identifikimin e Covid-19, të njerëzve më në nevojë.

Këto ditë Kardinali i palodhur Krajewski ka rezultuar pozitiv për koronavirusin, aq sa edhe Papa i është nënshtruar përsëri analizave për identifikimin e Covid, megjithatë, kreu i Kishës Katolike rezultoi negativ. Tamponët ishin dhuruar nga Sllovenia për Vatikanin.

"Nga Medicina Solidale një falënderim i përzemërt për Papa Françeskun, shoqatën, dhe Konrad Krajewski, për gjithçka sepse falë tyre i bë e mundur për të mbrojtur kategoritë më të prekshme, përfshirë diagnostikimin për Covid, i cili bëri të mundur pritjen në struktura të dedikuara për njerëzit që ishin në rrugë ", tha shoqata që është në ballë të luftës, për ofrimin e kujdesit shëndetësor falas për më të dobëtit./a.m/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd