Këngëtarja shpërthen ndaj Anxhela Peristerit: Mësohu të aktrosh, mos gënje veten me presh … ! (Foto)
Transmetuar më 24-12-2020, 15:12

Si çdo herë tjetër nuk mund të kalojë pa polemika festivali i Këngës në RTSH. Anxhela Peristeri u shpall fituese e Festivalit të RTSH-së mbrëmjen e djeshme dhe ftoi të drejtën që në maj të vitit 2021, kënga e saj “Karma” , të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin e muzikës, Eurovizion, që do mbahet në Roterdam.

Në fakt, emri i saj përflitej prej kohësh si këngëtarja që do të rrëmbente çmimin e parë në Festivalin e RTSH-së.

Konkurrentja në festival, Enxhi Nafusi, e cila nuk arriti të kualifikohej në finale, akuzoi Anxhela Peristerin se ishte ajo vetë që shpërndau lajmet që do të shpallej fituese.

Anxhela Peristeri rrëmbeu çmimin e parë, ndërsa Enxhi Nasufi reagoi në rrjetet sociale, ku i kërkoi këngëtares që në vend të këngës, të shkojë në kurs aktrimi, pasi nuk di edhe aq mirë të aktrojë.

“Gëzuar Baftjar! Një kuriozitet kisha unë, kush ishte miza dhe kush bleta? Herë tjetër futini ndonjë kurs aktrimi kur merrni cmimin, se nuk di,” – shkroi Enxhi Nasufi.

Në një postim të dytë, këngëtarja iu drejtua Anxhela Peristeri duke i thënë se “kësaj i thonë të gënjesh veten me presh…”.

Ajo shkroi se është zhdukur emocioni i të kënduarit dhe të priturit të emrit të fituesit në konkurset muzikore të vendit tonë. Enxhi Nasufi u kërkoi këngëtarëve të tregojnë “pak respekt për veten dhe artistët e tjerë”, duke shtuar se shpallja e Anxhela Peristerit fituese është paturpësi dhe cinizëm.

“Kësaj i thonë të gënjesh veten me presh! Realisht nuk e di kënaqësinë dhe gëzimin, emocionin dhe energjinë e një cmimi që e di se do e fitosh pa nisur cdo gjë! Ku u zhduk emocioni i të kënduarit, emocioni i të priturit! Dhe më besoni e kam me fenomenin, i cili po bëhet më i shëmtuar dita-ditës”.

“Kjo gjëja nuk ka të bëjë me mua si artiste, por me të gjithë ne. por kur nuk flasim e të mbrojmë veten, artin dhe festivalin shumë mirë të na bëhet. Nëse e meritojmë e jemi të aftë le ta marrim çmimin ashtu pastër e papritur! Le të tregojmë pak respekt për veten dhe artistët e tjerë! Të tilla gjëra në përceptimin tim i quaj cinizma dhe paturpësi, dhe s’ka lidhje me faktin se nuk isha pjesë e finales! Nëse do kapnim thelbin e gjëse do ecnim ndoshta me hapa të tjerë!”- u shpreh në reagimin e saj këngëtarja.

Një vit më parë u përfol Elvana Gjata, por fitoi Ari Lena Ara. Në vitet e tjera kujtojmë se shpesh fituesi është deklaruar koridoreve, duke bërë që fituesi edhe kur mund ta ketë merituar çmimit, të paragjykohet. /a.m/NOA.al