Plas sherri i madh mes vajzave shqiptare në mes të qytetit, ndërhyn policia
Transmetuar më 23-12-2020, 18:48

Dhuna vazhdon të mbetet një dukuri shqetësuese mes shqiptarëve.

Shpesh raportohet për rrahje dhe dhunë në familje, apo mes miqsh.

Raste të pakëndshme bëhen publike edhe përmes pamjeve në rrjetet sociale.

Një media lokale në Prizren ka publikuar një video, ku shihen një grup vajzash të cilat rrihen ndërmjet tyre në mes të qytetit.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur në afërsi të Shatërvanit të këtij qyteti.

Vajzat janë përleshur për disa minuta me njëra-tjetrën, derisa është dashur ndërhyrja e policisë./a.m/NOA.al