Kisha Katolike Shqiptare reagoi ndaj vendimit të djeshëm të Komitetit Teknik të Ekspertëve që vendosi një ditë më parë zgjerimin e fashës së ndalimit të lëvizjes nga ora 20:30 e mbrëmjes deri në orën 6.00 të mëngjesit.
George Frendo, i cili kaloi me sukses pak ditë më parë koronavirusin, u shpreh se Kisha Katolike nuk është kundër izolimit por kundër mënyrës sesi u morën këto masa.
Me anë të një letre drejtuar Komitetit, Kisha i kërkoi të rishikohej kufizimi pasi aktivitetet e planifikuara do të zhvilloheshin sipas rregullave anti-Covid.
George Frendo sqaroi sot pretendimet e kishës.
“Kisha Katolike nuk është kundër izolimit por mënyrës sesi janë marrë këto masat e fundit.
“Një ditë më përpara, të dielën në të gjitha kishat kemi njoftuar popullin që mesha e krishtlindjes do të bëhet në orën 20.00”, – tha Frendo, te Ora News.
“Dhe të hënën del ky vendim. Ne na erdhi keq se Kisha Katolike është e vetmja kishë që kremton krishtlindjen natën. Ne do ta bëjmë meshën në orën 18:00, por nuk quhet orar nate.
Nuk është marrë një mendim nga ana jonë. Ne nuk jemi kundër masave se kërkojmë të mirën e popullit. Më shumë për mënyrën si është bërë. Zonja Rakacolli ka dhënë një përgjigje dhe ka thënë që vendimi nuk ishte diskriminim për Kishën Katolike”, u shpreh kreu i Kishës Katolike Shqiptare.
George Frendo tha se do të kremtohet një meshë me orar të shtrënguar në orën 18:00 sipas të gjithë protokollit të sigurisë për ruajtjen nga Covid 19, ndaj edhe ka ardhur reagimi ndaj vendimit të autoriteve të shëndetësisë. /a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd