Kryepeshkopi Anastas Janullatos u rikthye në Tiranë pasi fitoi betejën me koronavirusin. Ai u prit me gëzim dhe me buqeta me lule nga besimtarët ortodoksë. Më 23 nëntor Janullatos, pasi ishte prekur nga Covid-19 shkoi për kurim në Greqi, kur pas ndihmës mjekësore la ambientet e spitalit.
Sipas Kishës Orthodokse Autoqefale të vendit, gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë dhe e stabilizuar.
Pas një qëndrimi prej 12 ditësh në spital, me simptoma të lehta, Janullatos qëndroi për një periudhë në shtëpi, nën kontrollin e mjekëve dhe pasi u shërua plotësisht.
Ai u kthye në Tiranë në prag të Krishtlindjes, duke gëzuar besimtarët që e prisnin me padurim.
Kryepeshkopi Anastas Janullatos rezultoi i infektuar me Covid-19 më 11 nëntor dhe shkoi me urgjencë me Athinë me avion ushtarak grek.
Njoftimi i kishës:
Kryepeshkopi Anastas u kthye në Tiranë pasi fitoi betejën me koronavirusin, Dje pasdite, 20 dhjetor 2020, Kryepiskopi Anastas u kthye në Tiranë, pasi fitoi prekjen betejën me koronavirusin. Tashmë gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë dhe e stabilizuar.
Në datën 11 nëntor, pas shfaqjes së simptomave të lehta të coronavirusit Covid-19 u gjykua e përshtatshme që Fortlumturia e Tij të transferohej në Spitalin “Evangelismos” në Athinë, për kujdesin e duhur mjekësor. Pak para largimit nga Tirana, Kryepiskopi tha: “…Mendoj se të bëhesh pjesëmarrës, qoftë edhe në këtë mënyrë, në dhimbjen e përbashkët, është dhuratë Perëndie. Mos ta përballojmë gjithmonë si një gjë të vështirë… Besoj se do ta kalojmë.”
Pas një qëndrimi prej 12 ditësh në spital, me simptoma të lehta, Kryepiskopi Anastas, qëndroi për një periudhë në shtëpi, nën kontrollin e mjekëve dhe pasi u shërua plotësisht, u kthye në Tiranë në prag të Krishtlindjes, duke gëzuar besimtarët që e prisnin me padurim./a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd