Grabitje me armë janë regjistruar paraditen e sotme në Prishtinë. Siç tregojnë edhe pamjet, grabitësit kanë qenë të armatosur me kallashnikov.
Rasti i parë ka ndodhur në orën 10:30 në filialin e një institucioni financiar në kryqëzimin e rrugëve “Edmond Hoxha” dhe “Hajrullah Abdullahu” në Prishtinë, ndërsa grabitja e dytë ndodhi në filialin e një institucioni financiar për transferta ndërkombëtare në orën 10:40.
Zëdhënësja e Policisë së Prishtinës, Flora Ahmeti i ka thënë KosovaPress-it se Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja mund të jetë kryer nga një person. “Policia ka filluar hetimet, si dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit”, tha ajo.
Ndërkohë pasditen e djeshme persona të panjohur dhe të maskuar, nën kërcënimin e armës, kanë grabitur një shumë parash prej 200 eurosh nga një bankomat në Prishtinë dhe janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa një pjesëtar i Policisë së Kosovës u plagos me armë zjarri.
Grabitje me armë janë regjistruar paraditen e sotme në Prishtinë. Siç tregojnë edhe pamjet, grabitësit kanë qenë të armatosur me kallashnikov.
Rasti i parë ka ndodhur në orën 10:30 në filialin e një institucioni financiar në kryqëzimin e rrugëve “Edmond Hoxha” dhe “Hajrullah Abdullahu” në Prishtinë, ndërsa grabitja e dytë ndodhi në filialin e një institucioni financiar për transferta ndërkombëtare në orën 10:40.
Zëdhënësja e Policisë së Prishtinës, Flora Ahmeti i ka thënë KosovaPress-it se Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja mund të jetë kryer nga një person. “Policia ka filluar hetimet, si dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit”, tha ajo.
Ndërkohë pasditen e djeshme persona të panjohur dhe të maskuar, nën kërcënimin e armës, kanë grabitur një shumë parash prej 200 eurosh nga një bankomat në Prishtinë dhe janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa një pjesëtar i Policisë së Kosovës u plagos me armë zjarri./a.m/NOA.al