Transmetuar më 19-12-2020, 11:36

Qytetarët e Shkodrës i janë rikthyer paraditen e sotme protestave për vrasjen e Klodian Rashës, nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj.

Qytetarët kanë dalë në sheshin “Luigj Gurakuqi”, duke kërkuar drejtësi për vrasjen e 25-vjeçarit.

Në protestë janë parë edhe femra.

Me parulla ironike “ nuk jena popull i varfër, jena popull i vjedhur dhe i vrarë”, apo “më në fund kena bo shtet, ditën t’puth” e natën t’vret”, të rinjtë shkodranë kanë vijuar deri në këto momente paqësisht të protestojnë në qendër të qytetit.

Nuk raportohen incidente nga protesta e sotme, ndryshe nga disa ditë më parë, kur të rinjtë i vunë zjarrin selisë së PS-së, në Shkodër. /a.m/NOA.al