Transmetuar më 17-12-2020, 23:41

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një shqiptari nga Maqedonia e Veriut ka ndodhur në Gjermani.

Omer Islami nga Dibra e Maqedonisë së Veriut, ka humbur jetën në një aksident të rëndë që ndodhi të mërkurën pasdite në afërsi të qytetit Kulmbach.

31 vjeçari para dy viteve kishte shkuar në Gjermani, dhe në një kompani gjermane.

Makina e tipit “Mercedes” që po drejtonte është përplasur me një kamion dhe siç raportohet nga mediat gjermane, ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd