Janë dhënë ditën e sotme çmimet e FIFA-s, për vitin 2020, ku janë zgjedhur më të mirët ër këtë vit, që po shkon drejt mbylljes.
Lojtari më i mirë i vitit 2020 është zgjedhur sulmuesi i Bajern Mynih, Robert Levandovski, i cili ka lënë pas tij dy finalistët, Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Sulmuesi polak i cili do të luajë ndaj Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit Katar 2022, fitoi gjithçka me skuadrën e tij dhe ishte një çmim i merituar.
Për sa i përket çmimit për trajnerin, sipas votave, tekniku i Liverpulit, Jyrgen Klop është zgjedhur si më i miri, ndonëse nga shumë mendohej se mund të ishte Flik, për shkak të fitimit të tripletës së trofeve me Bajern. Vetë trajneri i Liverpulit nuk arrinte ta besonte, se ai ishte zgjedhur trajneri më i mirë i vitit.
Portieri më i mirë për vitin 2020 është zgjedhur gardiani i Bajernit, Manuel Nojer, i cili në sezonin e fundit i dha siguri skuadrës së tij në fitimin e tripletës.
Te formacioni më i mirë, nuk ka vend për Nojerin, i cili pavarësisht se u zgjodh portieri më i mirë, në formacion në portë është zgjedhur Alisoni i Liverpulit. Më tej, në mbrojtje janë dyshja Van Dajk-Ramos, ndërsa nga krahët Arnold dhe Dejvis. Mesfusha përbëhet nga De Brojne i Sitit, Tiago Alkantara i Liverpulit dhe Kimish i Bajernit. Ndërsa për sulmin nuk ka shumë dyshime, është zgjedhur treshja Mesi-Levandovski-Ronaldo.
Çmimet:
Lojtari më i mirë i vitit: Robert Levandovski (Bajern Mynih)
Lojtarja më e mirë e vitit: Lusi Bronz (Mançester Siti)
Futbollistja më e mirë e vitit: Vivian Miedema (Arsenal)
Trajneri më i mirë: Jurgen Klop (Liveprul)
Trajnerja më e mirë për femra: Sarina Vigman (Holandë)
Çmimi “Goli më i bukur i vitit”: Heung Min Son (Totenhem)
Çmimi i bamirësisë: Markus Rashford (Mançester Junajtid)
Portieri më i mirë: Manuel Nojer (Bajern Mynih)
Portierja më e mirë femër: Sara Buhadi (Lion)
/a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd