Transmetuar më 17-12-2020, 19:06

OPINION nga Kreshnik Spahiu

Që çudia më e madhe zgjat 3 ditë këtë e di gjithë Shqipëria, por që të harrohen “Revolucionet” për 7 ditë kjo është e paprecedentë.

Nuk kishte si ndodhte ndryshe.

Protestat lindin si qytetare dhe përfundojnë si ish-pushtetare.

E dëgjuat ambasadoren amerikane Yuri Kim?

Ka një javë që nuk e përmend termin “opozitë” por i quan “ish-pushtetarë”

Lexoni me kujdes deklaratën e saj:

“Në këtë drejtim, ne vërejmë se autoritetet kanë kapur oficerin në fjalë dhe kanë nisur hetimet. Ata që kërkojnë të jenë në pushtet duhet të shfaqin aftësinë e tyre për të udhëhequr në një mënyrë të përgjegjshme, përfshirë edhe duke refuzuar dhunën.

Ata që kanë qenë në pushtet më parë nuk duhet të bëjnë gabimet e së kaluarës, duke sugjeruar se dhuna është e pranueshme.”

Për herë të parë në historinë politike dhe diplomatike shqiptare eleminohet termi “opozitë.

SHBA dhe BE nuk e njohin Monika Kryemadhin dhe Lulzim Bashën si opozitarë por si ish-pushtetar.

Ky është thelbi që Shqipëria nuk njeh as revolucion dhe as rotacion por vetëm stanjacion.

Ky është shkaku që çdo kauzë lihet në mes dhe protestat dështojnë.

Ky është shkopi në rrotat e Dmokracisë shqiptare.

Ky është demotivini që shohin miliona shqiptar kur shohin në krye të protestave ftyrat e ish-pushtetarve.

U harrua Kodiani dhe degraduan protestat sepse nuk kishte ai ndodhte ndryshe.

Ata që dolën për Klodianin u mënjanuan dhe drejtimin e prorestës nuk e vazhduan “çunat e lagjeve” por çunat e Monikës dhe Saliut.

Ata nuk kishin dhimbsuri për Kodianin, por ju dukej si dhuratë për krishtlindje “vrasja” për ta shfrytzuar politikisht.

Ata filluan të dhunojnë familjen e Kodianit duke e akuzuar që shiti gjakun e birit të tyre.

Baltosën prindrit e Klodianit sepse nuk kishin kauzë Klodianin por thjesht porosi nga partia të përdornin kufomën.

Ata nuk kanë as dhembshuri prindërore dhe as njerzore, prandaj kauza u shua.

Ata e harruan Klodianin pas 3 ditësh. Vetëm prindrit do e vajtojnë deri sa të mbyllin sytë dhe takohen në botën e përtejme.

“Çunat e Monikës dhe Lulit” që akuzuan babain e Klodianit pas 3 muajsh s’do vajtojnë Klodianin por rezultatin e zgjedhjeve.

Deri atëhere do vazhdojnë të shuajnë dhe shkatrrojnë çdo kauzë qytetare ashtu siç vepruan me protestat e “Takses ne rrugen e Kombit”, me “Astirin” apo me “Protestat e studentve” dy vjet më parë.

E kanë zakon: Çdo muaj dhjetor ata shuajnë si zjarrfikse çdo flakë dhe vullkan qytetar që kërkon ndryshim.

Do shuajnë çdo kauzë ose do e marrin peng.

Kjo do zgjasë deri sa në krye të protestave të kemi një opozitë të re dhe jo pushtetin e vjetër siç e quan ambasadorja amerikane Yuri Kim./a.m/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd