Transmetuar më 15-12-2020, 09:33

Në telefonat inteligjentë me versione të sistemit operativ Android 4.0.3 dhe iOS 9, viti 2021 mund të sjellë surpriza të këqija, siç është ndalimi i përdorimit të "WhatsApp"-it.

Në fakt, përditësimet e aplikacioneve të mesazheve që vijnë me vitin e ri, nuk do të ishin në përputhje me telefonat e vjetër. Pra, qindra mijëra përdorues rrezikojnë ndërprerjen e shërbimit në botë.

Sipas informacioneve të para që qarkullojnë në rrjet, përditësimet e ardhshme të "Whatsapp"-it, nuk do të jenë në përputhje me "smartphone" si Samsung Galaxy S2, HTC Desire, Motorola Droid Razr, LG Optimus Black, Huawei Ascend P1 dhe P1 S.

Sa i përket "Apple", do të ndalohen me (whatsapp)"iPhone"-t e gjeneratës së katërt. Edhe ata me platformë "KaiOS" deri në versionin 2.5.1 si "JioPhone" dhe "JioPhone 2", nuk do të jenë në gjendje të përdorin aplikacionin.

Ndër lajmet më të pritura është mundësia që tekstet të vetë-shkatërrohen pas një periudhe të caktuar kohe.

Kushtet e shërbimit për të gjithë do të ndryshojnë gjithashtu, duke filluar nga muaji shkurt: integrimi me Facebook do të rritet dhe ata me një profil biznesi në rrjetin social do të jenë në gjendje të përdorin shërbimin e mesazheve për të kriptuar mesazhet e klientëve dhe për të arkivuar bisedat. /e.a/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd