
Aurora Balliu, mbesa e Fahri Balliut, është emëruar drejtoreshë për reformat në arsim nga qeveria “Rama”.
Ajo më parë ka punuar si mësuese në shkollën Naim Frashëri në Durrës, ku ka dhënë lëndën e letërsisë.
Sot Aurora ka dhënë dorëheqjen si mësuese, për të marrë postin drejtoreshës në Qendrën e Shërbimeve Arsimore.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Balliu përmes një statusi në rrjetin social.
“Pershendetje!
“Se pari doja te shprehja konsideraten e larte per profesionalizmin,perkushtimin dhe vlerat njerezore tuajat!”
“Se dyti doja t’ju komunikoja se nuk do te jem me pjese juaja, kam panuar detyren e drejtoreshes ne Drejtorine e Sherbimeve Arsimore, prane QShA.”
“Miqesisht Aurora”, shkruan ajo.
Në vitin 2014, Aurora ka qenë drejtoreshë në shkollën e mesme Leonik Tomeu në Durrës dhe është shkarkuar nga ish-drejtoresha e arsimit, Lindita Muka, për mungesë korrektësie dhe profesionalizmi në punë.
QSHA është institucioni i posaçëm për organizimin, monitorimin, mbikëqyrjen e problemeve të reformës arsimore, për sigurinë e cilësisë në fushën e vlerësimit, të arritjeve dhe të provimeve./a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





