Festat në kohën e Covidit, 10 rregulla që duhen zbatuar në tryezë
Transmetuar më 13-12-2020, 08:09

Disa rregulla që duhen ndjekur për drekën e Krishtlindjeve, apo edhe të Vitit të Ri në këtë fundviti 2020 të shënuara nga pandemia Covid-19. Ai që i këshillon është Carlo Signorelli, profesor në spitalin "San Raffaele" në Milano, Itali.

Rregulli i parë është ai i distancimit: vendet në tryezë të jenë të ndara me të paktën një metër e gjysmë largësi, pasi ndërsa flisni dhe qeshni lehtësohet transmetimi nga ajri i koronavirusit.

Dhe pastaj: eliminoni përqafimet dhe mos shkëmbeni gota dhe peceta. E njëjta gjë vlen edhe për pjatat – nëse është vërtet e nevojshme, përdorni diçka që nuk bie në kontakt me to – dhe për lugët e pirunët: mos i përdorni tuajat për të marrë ushqim nga pjata e dikujt tjetër.

Ekziston edhe një rregull për ushqimet e mbetura: është gjithmonë më mirë t’i ngrohësh, për të vrarë viruset dhe bakteret do të duhet deri në 60 gradë, qoftë edhe për disa minuta.

Pastaj shmangni dorëzimin e telefonit te njëri-tjetri për të uruar. Hiqni këngët e Krishtlindjeve nga celulari për të shmangur çdo kontakt nga familjarët e tjerë.

Mos harroni që as peshqirët e duarve nuk duhen ndarë, mos harroni të ndryshoni ajrin: thjesht lini pak hapur dritaren për kohëzgjatjen e drekës ose darkës. /e.a/noa.al/

Këshillat anti-Covid

1 – 1.5 metra distancë mes vendeve në tryezë

2 – Nuk lejohen përqafime

3 – Mos shkëmbeni gotat

4 –  Mos shkëmbeni pjatat

5 –  Mos shkëmbeni lugët, pirunët e kartpecetat

6 –  Ngrohini sërish ushqimet e mbetura para se t’i konsumoni

7 –  Shmangni shkëmbimin e telefonave

8 –  Shmangni këngët në telefona

9 – Mos shkëmbeni peshqirët e duarve

10 -Lini hapur dritaret për qarkullimin e ajrit