E dhimbshme/ 22-vjeçarja shtatzënë në Shkup, vdes nga Covid-19
Transmetuar më 10-12-2020, 23:16

Vijojnë të jenë shqetësuese shifrat e vdekjeve nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Në mesin e 28 pacientëve që ndërruan jetë sot, është edhe një e re 22 vjeçare nga Shkupi.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se bëhet fjalë për shtatzënë, e cila nuk ka mundur të përballojë pasojat e kësaj sëmundje.

Renditur sipas qyteteve, në kryeqytet humbën jetën pesë pacientë, 6 në Prilep, 3 nga Manastiri, nga 2 në Strugë dhe Kratovë, dhe nga 1 në 10 qytetet tjera të vendit.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë tregon se në 24 orët e fundit numri i të shëruarve është më i lartë se sa i të infektuarve.

Përkatësisht, 1,068 pacientë janë shëruar dhe 929 të tjerë janë diagnostikuar pozitiv me CoVid-19. /noa.al/