Transmetuar më 04-12-2020, 15:40

Piktori Besim Tula ndërroi jetë si pasojë e koronavirusit.

Për ndarjen nga jeta të piktorit ka reaguar miku i tij, Ilir Kadia.

Ai kujton bisedat në telefon në këtë kohë pandemie, për ta pyetur si është vetë dhe si e ka familjen.

Parmbrëmë bënë bisedën e fundit kur i tha se e kishte marrë malli për një kafe.

“Ku ta dija unë se do ish kaq e hidhur kafja jote”, – shprehet ai Ilir Kadia.

Postimi i Ilir Kadisë:

“Shpirti më është tulatur brenda zemrës!Nuk do të më flasë!Miku i tij më i mirë, Besim Tula, paska vdekur! “

“Nuk do t’a besojë! I paska pushuar zemra e qeshur!I paska mbyllur përgjithmonë sytë e butë!I paska ngrirë dora që lëvrinte penelë! Besim Tula njerëzori!Miku që edhe kësaj kohe mizore të telefononte për të pyetur thjesht: Si jeni me shëndet? Si është nëna, mbesat, nipi, djemtë…? Vetë si je?

“Parmbrëmë më the se të kish marrë malli për një kafe Besim!”.

“Ku t’a dija unë se do ish kaq e hidhur kafja jote!Përzjerë me lot nga ikja jote o Njeri Shpirtbukur!O zemërmadhi Besim!”./a.m/NOA.al