Transmetuar më 03-12-2020, 20:41

Moska zyrtare ka shprehur mirënjohje për kryesinë e OSBE-së, të cilën e drejtoi kryeministri Edi Rama, sidomos për rolin që pati në një situatë pandemie.

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov në Këshillin e ministrave të Jashtëm të OSBE-së, 3 dhjetor 2020, u shpreh:

"Ne i jemi mirënjohës Kryesisë Shqiptare për përgatitjen e Ministerialit në kushtet e forcës madhore. Pandemia e koronavirusit është bërë një faktor shtesë i copëzimit dhe ankthit në marrëdhëniet ndërkombëtare”.

“Në të njëjtën kohë, kriza globale edhe një herë demonstroi qartë nevojën për të punuar së bashku për të zhvilluar përgjigje sistematike ndaj sfidave të përbashkëta, për t’iu kundërvënë kërcënimeve reale, jo të sajuara”.

Më tej kryediplomati rus, shtoi se, “OSBE-ja mund t`i kthehet origjinës së saj – rolit të një strukture mbështetëse mbarëevropiane për diskutimin dhe miratimin e vendimeve kolektive në fushën e sigurisë në të gjitha dimensionet e saj”.

“Çelësi i kësaj qëndron në duart e shteteve anëtare, të cilat duhet të tregojnë vullnetin politik për kompromis, bashkëpunim të bazuar në të drejtat e barabarta dhe respektin e ndërsjellë."

Nën drejtimin e kryeminsitrit Edi Rama, këtë vit Shqipëria mori kryesimin e OSBE-së. Rama nën drejtimin e OSBE, nga ana politike u bë një zë ndërkombëtar me përpjekjet  e tij për të nxitur një dialog në Bjellorusi, me qëllim që t’i merrnin tensioneve politike.

Megjithatë, kreu i qeverisë shqiptare është vlerësuar nga Lavrov, për punën e bërë, gjatë kësaj periudhe të vështirë për mbarë botën, siç është pandemia, Covid-19.  /a.m/NOA.al