Studiuesi Artan Lame ka deklaruar, se mendohet që flamuri që u ngrit në Vlorë në 28 Nëntor të vitit 1912 nuk u qëndis nga Marigo Pozio, sikurse është thënë zakonisht.
Ndërsa kanë kaluar 108 vite nga ai moment, diskutimet për modelin dhe flamurin që u ngrit janë ende të hapura mes studiuesve.
Për Artan Lamen, flamurin që u ngrit e solli Spiridon Ilo nga Rumania dhe ishte një flamur i stampuar.
“Besoj që biem të gjithë dakord që Marigoja nuk është ajo që e qëndisi. Është një mit që nuk shkulet dot. Marigoja është një vajzë patriote e hedhur në atë Vlorën myslimane të kohës. Ajo vetë merrej me rininë e me këto gjëra dhe ndoshta mund ta ketë thënë dhe vetë ajo, që unë e bëra, – tha Lame në "Opinion". – Të mos harrojmë që akoma në ato ditë, në zyrat e shtetit ishte flamuri i Turqisë. Unë besoj që ka akoma ka vend për të hulumtuar. Ekzistojnë dy kopje të atij flamuri dhe një stampë. Ishte flamur i stampuar i sjellë nga Spiridon Ilo. Ai solli disa me vete”, – u shpreh Artan Lame.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd