I shiti iPhone-t si rezistent ndaj ujit, Italia gjobit kompaninë “Apple” me shumën e majme
Transmetuar më 30-11-2020, 17:32

Autoriteti Italian i Konkurrencës dhe Tregut (AGCM) ka gjobitur kompaninë Apple me 10 milionë euro pasi ka mashtruar klientët duke ua shitur disa iPhone si rezistentë ndaj ujit.

Modelet e fundit të iPhone ishin reklamuar si rezistentë ndaj ujit deri në 30 minuta, në thellësi që varionin nga 1-4 metra.

Klientët nuk u paralajmëruan siç duhet se kjo mund të ndodhte vetëm gjatë “testeve specifike dhe të kontrolluara laboratorike” dhe “jo në kushte normale të përdorimit”.

Apple është gjobitur edhe për faktin se ka refuzuar të rregullojë nën kushtet e garancisë dëmet e shkaktuara nga uji.

Deri më tani Apple nuk ka reaguar ende në lidhje me këtë çështje.

Ndërkohë në muajin tetor kompania gjigande prezantoi modelet më të fundit të iPhone, “iPhone 12”, “iPhone 12 Mini”, “iPhone 12 Pro” dhe “iPhone 12 Pro Max”.

/S.H /NOA.al