Pavarësia ndan krerët e shtetit, Rama injoron Metën pas homazheve në Vlorë
Transmetuar më 28-11-2020, 10:37

Sot në Vlorë, për të përkujtuar 108 vjetorin e Pavarësisë së vendit, ishin të pranishëm si në çdo vit tjetër krerët më të lartë të institucioneve shtetërore.

Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi u përkulën para Monumentit të Pavarësisë, duke vendosur edhe kurora me lule.

Por, edhe pse është një ditë e shënuar, as festa e pavarësisë nuk ka mjaftuar për të shuar ndasitë politike mes tyre.

Pas ceremonisë, Meta u pa të largohet duke përshëndetur me dorë Ruçin dhe Ramën.

Kryeparlamentari u kthye dhe po ashtu përshëndeti Metën, ndërsa Rama nuk ktheu as kokën për të parë nga kreu i shtetit, çka tregon se mes tyre ndasitë mbeten të mëdha./a.m/NOA.al