Merkel jep lajmin se kur do të vaksinohen gjermanët e parë
Transmetuar më 27-11-2020, 13:42

"Vaksinat mund të mbërrijnë para Krishtlindjeve dhe ne kemi vendosur që ato të jenë në dispozicion të personelit mjekësor dhe shëndetësor." Kështu ka deklaruar kancelrja gjermane Angela Merkel duke folur në Bundestag para deputetëve.

Kancelarja gjermane tha se "vaksina përfaqëson dritën në fund të tunelit", megjithëse jo të gjithë mund të vaksinohen në muajt e dimrit dhe shumë do të vazhdojnë të presin për t’u vaksinuar.

Rritja e fortë e numrit të të infektuarve me Covid në Gjermani është ndalur, por "nuk ka ende një ndryshim të trendit, rritja e infeksioneve gjithsesei ka ndaluar në një farë mase. Por në shumë Lande të Gjermanisë, ato vijojnë të rriten në vend që të ulen", – shtoi Merkel , duke përmendur ndër të tjera, "rekordin e trishtuar të viktimave" të shënuar para dy ditësh.

"Kjo duhet të na shqetësojë," tha ajo. "Nëse do të prisnim që spitalet të mbusheshin – sepse ato tashmë janë – do të ishte vonë," vijoi Merkel. /e.a/noa.al/