Pas suksesit ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë në Nations League, Shqipëria ka arritur të fitojë 3 vende në renditjen e re të FIFA-s për muajin nëntor, spse pozicionohet e 66-ta me 1360 pikë.
Por pavarësisht kësaj, ka mbetur në vazon e 4-t për shortin e kualifikueseve të Botërorit "Katar 2022", që do të hidhet në 7 dhjetor në Zyrih.
Kosova ndërkohë pozicionohet e 117-ta në renditjen e FIFA-s, duke mos ndryshuar asnjë pozicion dhe do të jetë sërish në vazon e 5-të. Belgjika vazhdon të kryesojë renditjen e FIFA-s dhe është në vazon e parë. Kështu, kombëtarja kuqezi do të ketë në grup 3 përfaqësuese të forta.
Me Belgjikën në një vazo, janë edhe Franca, Anglia, Portugalia, Spanja, Italia, Kroacia, Danimarka, Gjermania dhe Holanda. Referuar renditjes së FIFA-s, 45 anëtarët e tjerë të UEFA-s ndahen në vazo si më poshtë:
VAZO 1: Francë, Angli, Portugali, Spanjë, Itali, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Holandë.
VAZO 2: Zvicra, Uellsi, Polonia, Suedia, Austria, Ukraina, Serbia, Turqia, Sllovakia dhe Rumania
VAZO 3: Rusia, Hungaria, Irlanda, Çekia, Norvegjia, Irlanda e Veriut, Islanda, Skocia, Greqia dhe Finlanda
VAZO 4: Bosnjë Hercegovina, Sllovenia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bullgaria, Izraeli, Bjellorusia, Gjeorgjia dhe Luksemburgu
VAZO 5: Armenia, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhani, Estonia, Kosova, Kazakistani, Lituania, Letonia dhe Andorra
VAZO 6: Malta, Moldavia, Lihtenshtejni, Gjibraltari dhe San Marino
Në shortin e eliminatoreve të "Katar 2022" për zonën europiane që do të hidhet më 7 dhjetor në Zyrih, 5 grupe do të jenë me nga 6 skuadra dhe 5 grupe të tjera me nga 5 skuadra. /e.a/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd