Transmetuar më 26-11-2020, 15:56

Një operacion antidrogë që është zhvilluar sot në Elbasan, janë arrestuar 5 persona.

Nga operacioni është bërë i mundur sekuestrimi i mbi 4 kg droge e llojit heroinë.

Të arrestuarit janë: Hazis Musai, Xhulio Musai, Danjel Xheliaj, Gëzim Balla dhe Endri Karaj.

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me vendin ku është sekuestruar sasi e lëndës narkotike.

Droga ishte e ndarë në pako në automjetin me të cilin udhëtonin të arrestuarit, të cilët nuk janë nga Elbasani. Lënda narkotike dyshohet se vinte nga Turqia dhe si destinacion final kishte Greqinë./a.m/NOA.al