Transmetuar më 26-11-2020, 15:36

Diego Armando Maradona "u la i vetëm pa kura për 12 orë" nga mjekët që duhet të ishin kujdesur për të. Kjo është akuza e bërë nga avokati dhe kunati i kampionit argjentinas, Matias Morla, i cili poston një deklaratë të ashpër në Twitter, duke kërkuar një hetim të thelluar të çështjes.

"Ambulanca arriti gjysmë ore me vonesë, një idiotësi kriminale", vijon avokati që përfundon. "Diego ishte një njeri i mirë, lojtari më i mirë në botë dhe një person i ndershëm".

Ndërkohë, trupi i Diego Armando Maradonës do të prehet që sot në varrezat "Jardin de Bella Vista", ku nëna dhe babai i tij ishin varrosur në të kaluarën (Doña Tota, e cila vdiq në vitin 2011 dhe Don Diego, i cili vdiq në vitin 2015).

E ndërtuar në vitet 1980, ajo është një varrezë private e rrethuar me gjelbërim, 35 kilometra nga Buenos Aires. /e.a/noa.al/