Transmetuar më 26-11-2020, 09:56

Në moshën 70 vjeç, Iris Meda, një infermiere në pension që nga janari, e dinte që kthimi në punë në mes të pandemisë do të ishte i rrezikshëm. Megjithatë, kur mbërriti koronavirusi, ajo nuk mendoi dy herë dhe vendosi të jepte mësim në Collin College në Allen, Texas, për të trajnuar studentë të rinj të cilët një ditë mund të luftojnë virusin. Ajo filloi shërbimin në gusht, por disa muaj më vonë, më 14 nëntor, ajo vdiq pikërisht për shkak të Covidit, pasi një studente e infektoi atë.

"Ajo donte të bënte diçka që do të sillte ndryshimin. Mësimdhënia ishte një shërbim për vendin e saj të goditur nga pandemia", i tha vajza Selene Meda-Schlamel gazetës "Washington Post". Për muaj me radhë, Iris u mësoi bazat e infermierisë dhjetra studentëve të të Collin College. Por në tetor, një studente e infektoi atë me virusin.

Meda, me origjinë nga Charleston, Karolina e Jugut, u transferua në Harlem kur ishte 7 vjeçe. Ajo kurrë nuk e mbaroi shkollën e mesme, por përfundoi GED-in (një çertifikatë ekuivalente me një diplomë në Shtetet e Bashkuara) dhe u diplomua me një ‘bachelor’ në infermieri nga City College of New York në vitin 1984. Ajo punoi si një infermiere në Rikers Island dhe më pas u zhvendos në Teksasin Verior në Qendrën e Drejtësisë Lew Sterrett në Dallas.

Pas pensionit, ajo donte të udhëtonte me burrin e saj John. Sidoqoftë, duke pasur parasysh pandeminë, ajo nuk ishte në gjendje ta bënte këtë. Pra, fillimisht, punoi falas si konsulente, duke ofruar këshilla për institucionet se si të monitorojnë studentët që u sëmurën. Por ajo donte të bënte më shumë. Dhe kështu ai zgjodhi të jepte mësim. /e.a/noa.al/