Transmetuar më 26-11-2020, 08:48

Ish-ushtaraku, Petrit Myftiu, ka humbur jetën në Spitalin “Shefqet Ndroqi” si pasojë e Covid-19. Myftiu ka qenë një nga kuadrot kryesorë të Flotës Luftarake Detare Shqiptare.

Ai e filloi karierën nga kapiten nëndetëseje në moshën 23-vjeçare dhe më pas ishte Shef i Shtabit të Brigadës Nëndetëse Vlorë.

Më vonë ka kaluar në Durrës si Komandant i Bazës Ushtarake Detare në Bisht Palle. Në përfundim të karrierës së tij ka qenë Drejtor i Flotës Tregtare të Shqipërisë me qendër në Durrës.