Transmetuar më 26-11-2020, 07:47

Donald Trump u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të "përmbysin" rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, duke këmbëngulur se bëhet fjalë për mashtrim në qendrat e votimit.

"Në Amerikë kemi zgjedhje të lira, rezultati duhet të respektohet", është përgjigjja e presidentit të zgjedhur Joe Biden në një mesazh drejtuar kombit. "Demokracia jonë, – shpjegoi Biden, – është testuar këtë vit dhe ajo që kemi mësuar është se populli amerikan është në lartësinë e detyrës".

"Ne duhet t’i përmbysim zgjedhjet," u tha Trump senatorëve Republikanë të Pensilvanisë në një telefonatë.

"Këto zgjedhje janë manipuluara", përsëriti ai duke folur për "mashtrim gjatë votimit" dhe duke kujtuar teoritë e konspiracionit, që nuk kanë gjetur ende një përgjigje.

Ky "sezon i errët i ndarjeve" do t’i japë vendit një vit "dritë dhe uniteti", thekson Bideni nga ana tjetër, i cili iu drejtua amerikanëve në prag të Ditës së Falënderimeve. /e.a/noa.al/