Murrizi ‘shpërthen’ ndaj kolegëve: Ka nga ata që në komunizëm kanë spiunuar të atin, mamanë, nusen apo djalin
Transmetuar më 25-11-2020, 22:18

Deputeti, Myslim Murrizi është shprehur se shqiptarët nuk kanë nevojë që të kenë frikë nga persona të cilët më herët në komunizëm kanë raportuar familjarët e tyre, dhe sot gjenden në Kuvend.

Deputeti foli këtë mbrëmje në emisionin "Arena".

"Deri në 25 prill kryetari këtij subjekti të sapoformuar do të jem. Pas kësaj date të gjithë kandidatët do të votohen. Ne nuk bëjmë ‘show’ me zgjedhje online ose 3D.

Përderisa partitë kandidojnë në zgjedhje dhe kush të marrë më shumë vota atëherë ai të jetë kryetar partie.

Në 30 vite që është rrëzuar komunizmi, nuk ka pse shqiptarët të kenë në krye një person që ka raportuar të atin, të ëmën, nusen apo djalin. Sot do të japë moral pas 30 vitesh. Sot ka nga këta në Kuvend", tha Murrizi.