Transmetuar më 25-11-2020, 20:22

Gjuetia është e ndaluar në vendin tonë, por paralelisht po vriten kafshë të rralla dhe në zhdukje.

Denoncimi u bë në rrjetet sociale përmes disa fotove, teksa shihen të vrara disa kafshë të egra në malet tona, ku jetojnë dhitë e egra, të cilat konsiderohen specie në zhdukje.

Faqja në Facebook”, “Egnatia dhe Mjedisi”, bëri denoncimin e vrasjes së dhive të egra, ndërkohë që gjuetarët e ligjshëm kanë kohë që ankohen për të nisur gjuetinë, si pasion të tyren.

Reagimi i faqes Egnatia dhe Mjedisi:

Këto foto më trishtonjë, për pak mish vritet dhia e eger kjo krijes e bukur që Zoti i’a bëri dhurat maleve tona nuk duhet kurrësesi të cenohet nga askush.

Çdo rast i tillë duhet të bëhet publik.

"Bjeshkët janë dashuri e jonë" duhet të jenë gjithmonë në mbrojtje të kafshëve të egra dhe të natyrës.

“Njerëz që s’dalin për pasion po dalin për të bërë mishin, edhe pse kjo dhi e egër është e ndaluar të vritet është në zhdukje e sipër.

Ndal  vrasjen

Shpërndaje

Që së bashku të ndalojmë këtë krim ./a.m/NOA.al