Transmetuar më 25-11-2020, 18:20

Ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, pas lajmit të trishtë, për vdekjen e legjendës së futbollit botëror, Diego Armando Maradona.

“La Mano de Dios, Dora e Zotit u kthye tek Zoti – kjo ishte shprehja më prekëse që lexova në këtë moment trishtimi për vdekjen e Moxartit të futbollit, i cili mrekulloi botën me magjinë e talentit të tij. U prehtë në paqe”,”, shkroi në mesazhin e tij kryeministri i Shqipërisë, Rama.

Rama e shoqëroi mesazhin e ngushëllimit me dy foto të golit të ikonës së futbollit, kur i shënoi Anglisë me dorë në Botërorin e 1986-ës. Ai më pas, si me magji, dribloi çdo lojtar që i doli para dhe realizoi golin e dytë, në fitoren e pastër, 2-0 të Argjentinës, që çoi Kombëtaren e vendit latin në finalen e Kupës së Botës.

Argjentina fitoi edhe finalen ndaj Gjermanisë dhe ngriti për herë të dytë në atë Botëror trofeun, ndërsa Maradona fitoi zemrat e tifozëve në mbarë botën.

Legjenda e futbollit Diego Armando Maradona u shua sot në moshën 60-vjeçare. Ai humbi jetën si pasojë e një “arrest kardiak” edhe pse kaloi me sukses një operacion për mpiksjen e gjakut në tru, në fillim të nëntorit dhe po  trajtohej për varësinë nga alkooli.

Maradona ka luajtur me Boca Juniors, Barcelonën dhe Napolin, skuadër me të cilën fitoi edhe dy tituj kampionë në Itali. Ai si trajner drejtoi Argjentinën në Botërorin e vitit 2010./a.m/NOA.al