Transmetuar më 25-11-2020, 17:32

Vdes Diego Armando Maradona.

Ai ishte 60 vjeç, teksa lajmin tronditës e dhanë mediat e huaja.

Diego Armando Maradona, Kampioni legjendar i Botës, 1986, si dhe ish-futbollist i famshëm i Barcelonës dhe Napolit, ishte shtruar në një spital në Bounes Ajres, ku edhe pësoi arrest kardiak. Para disa ditësh Maradona ishte i shtruar në spital, ku iu nënshtrua një operacioni në kokë.

Mediat argjentinase dhanë lajmin e  trishtë.

I njohur ndryshe edhe si "Dora e Zotit", Maradona konsiderohet një nga dy futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohrave./a.m/NOA.al