Transmetuar më 25-11-2020, 16:10

Në 24 orët e fundit është vënë re një ulje e numrit të viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus në vend.

Konkretisht, janë evidentuar 644 raste të reja, nga 2 mijë e 137 testime në të gjithë vendin.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

258 raste në Tiranë, 48 në Fier, 44 në Elbasan, 38 në Shkodër, 26 në Lushnje, 23 në Sarandë, 22 në Durrës, 21 në Përmet, 19 në Pogradec, 16 në Berat, 15 në Gjirokastër, nga 13 raste në Kukës, Kavajë, nga 10 raste në Kurbin, Mirditë, Tepelenë, 9 në Mat, 8 në Gramsh, 7 në Kuçovë, 6 në Korçë, 5 në Mallakastër, nga 4 raste në Krujë, Lezhë, Has, Vlorë, Delvinë, 2 në Bulqizë, 1 në Dibër.

Tetë pacientë kanë humbur jetën në tre spitalet Covid, 4 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, të moshave nga 48 në 73 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 365 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.031 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 461 pacientë, 19 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar. /k.k/noa.al/