Transmetuar më 25-11-2020, 11:34

Një vizitë surprizë kanë pasur sot pacientët, mjekët dhe infermierët e spitalit Covid 2 në Tiranë, te Sanatoriumi.

Ansambli i Këngëve dhe Valleve i kanë surprizuar të gjithë, ndërsa kanë mbajtur një koncert para ambienteve të spitalit "Shefqet Ndroqi".

Koncerti u zhvillua në ambientet e jashtme të spitalit, ndërsa pacientët dhe mjekët e ndoqën nga ballkoni. Ata nxorën telefonat e tyre duke filmuar koncertin, ndërsa disa ia morën edhe valles.

Një gjest në shenjë mbështetjeje të të sëmurëve që po luftojnë me Covid në spital dhe mjekëve, të cilët prej muajsh tashmë, janë në vijën e parë të luftës me koronavirusin. /e.a/noa.al/