Transmetuar më 25-11-2020, 10:27

Një grua 100 vjeçe nga San Pietro në Maida, një qytet me 4 mijë banorë në zonën e Katanzaros në Itali, u rikuperua pasi kontraktoi koronavirusin para pak javësh.

Lajmi u njoftua nga kryetari i bashkisë, Domenico Giampà. "Sot, – shkroi kryetari i bashkisë në Facebook, – unë jam njoftuar për një numër të madh personash të negativizuar nga Covid-19. Lajmi i mirë, i cili nuk mund të mos publikohet, është se një gjyshe e lindur në vitin 1920, 100 vjeçe, është shëruar!".

"Për San Pietron, – shtoi kryebashkiaku, – është folur shumë gjatë muajit të fundit. Ne patëm një bum infeksionesh, një kulm prej 60 të infektuarish, që për një vend me pak më shumë se 4 mijë banorë do të thotë shumë. Nga data 26 tetor, u morën masa të menjëhershme, për sa i përket urdhëresave, por mbi të gjitha për sa i përket bashkëpunimit me administratorët e tjerë, policinë bashkiake, dy shoqatat vullnetare, Kisha, karabinierët, mjekët, punonjësit e shëndetit. Këtu, – përfundoi ai, – unë do të doja që ju të flisnit për këtë: një komunitet i goditur papritmas nga një përshkallëzim i infeksioneve, i cili duke u bashkuar, ka arritur të ndalojë gjithçka në më pak se një muaj. Padyshim që nuk duhet ta ulim vigjilencën, por përkundrazi të vazhdojmë në këtë mënyrë". /e.a/noa.al/