Transmetuar më 25-11-2020, 09:48

Një 65-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Kavajës, ku gjatë një kontrolli në banesë i është gjetur një pistoletë me silenciator.

Në pranga ka rënë shtetesi me iniciale O.I., i cili më parë ka qenë i dënuar në Itali për veprën penale të "Përndjekjes".

Policia thotë se 65-vjeçari është arrestuar, pasi për të ka pasur informacion se mbante armë zjarri. Në banesë iu gjet një armë zjarri pistoletë me silenciator dhe municion luftarak/e.a/noa.al/