Italia i rikthehet “marsit të errët”, hotelet do të presin pacientët me covid për të ulur fluksin në spitale
Transmetuar më 24-11-2020, 19:49

Italia sot raportoi 853 viktima në lidhje me koronavirus – shifra më e madhe e një dite që nga fundi i Marsit.

Me raportimet e 24 orëve të fundit, numri total i të vdekurve arriti në 51,306 në Itali.

Vendi apenin gjithashtu raportoi 23,232 raste më shumë të Martën, duke rritur totalin e infeksioneve në 1,45 milion raste.

Ndërkohë, 34,577 njerëz janë aktualisht nën trajtim spitalor, 3,816 prej tyre në njësitë e kujdesit intensiv.

Më shumë se 605,300 njerëz janë rikuperuar nga virusi deri më tani në Itali.

Është planifikuar që në të gjithë Italinë 20 mijë shtretër hoteli ti kushtohen pacientëve covid. Megjithëse  objektiv është ende larg – hotelet  tashmë kanë filluar të ndihmojnë në lehtësimin e presionit mbi sistemin shëndetësor të vendit, duke mbështetur një sektor në nevojë.

Sipas shoqatës së hotelierëve italianë, në një qytet si Roma ku 200 nga 1200 hotele janë rihapur, vetëm 15 janë në dispozicion për pacientët me koronavirus dhe vetëm 7 prej tyre funksionalë.

Autoritetet rajonale ofrojnë 30 euro në natë për çdo person dhe kjo mbulon kostot e pastrimit. Kjo është gati gjysma e asaj që ata normalisht do të merrnin.

Hera e fundit që hotelet u përdorën për të akomoduar njerëzit gjatë një emergjence ishte disa vjet më parë kur Italia u godit nga tërmetet, kjo është arsyeja pse për shumë njerëz, një kërkesë e tillë është e pashembullt./a.m/NOA.al