Transmetuar më 24-11-2020, 19:08

Një shqiptar ka thyer me forcë shufrat metalike të kontrollit të traut në doganën e Kakavijës, pasi shtypi gazin e makinës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së ditës së diel.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, arriti të kalonte kufirin pa u kontrolluar nga doganierët.

Pas kërkimeve nga policia, automjeti u gjet nga policia greke në rrugën nacionale Kakavijë-Janinë.

Shoferi shqiptar nuk kishte dokumente për qëndrimin e tij në vendin fqinj dhe u arrestua nga policia greke.

Mbi të rëndojnë akuzat për shkelje të masave anti-covid, dëmtim të pasurisë publike dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

Ngjarja ndodh pas ashpërsimit të masave që ka vendosur Greqia në pikët kufitare me vendin tonë.

/a.m/NOA.al