Transmetuar më 24-11-2020, 18:31

Një makinë ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan – Peqin.

Automjeti drejtohej nga një 22-vjeçar, i cili ka arritur të dalë në kohë duke shpëtuar mrekullisht.

Një defekt në motor dyshohet të jetë shkaku i zjarrit.

U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të shuar flakët, ndërsa për disa minuta u krijua edhe trafik.

Një hetim ka nisur për rastin në fjalë. /k.k/noa.al/