Grimierja nga Kosova, Marigona Obërtinca, ka ndërruar jetën mëngjesin e kësaj të hënë në një nga spitalet e vendit.
Grimerja, nënë e një djali, ka ndërruar jetë sipas mediave kosovare për shkak të mbidozës.
Media kosovare bën me dije se Marigona ishte e shtruar prej disa ditësh në spital për shkak të përdorimit të tepruar të lëndëve narkotike.
Pavarësisht se mjekët janë përpjekur të bëjnë intoksimin e saj, Marigona ka ndërruar jetë.
E motra e saj, Blerta thotë se Marigona u nda nga jeta 4 ditë para ditëlindjes së saj.
“Erdhe në këtë jetë në Nëntor, Nëntori të morri. Qysh kemi me festu 28 Nëntorin tash e tutje?” – shkroi Blerta për vdekjen e së motrës.
Postimi i plotë i Marigona:
Marigona jonë, ndërrove jetë pa asnjë paralajmërim, në moshën më të mirë!
Kishte shumë në rend para teje dhe po të na kishte pyet dikush e kishim ndërru vendin me ty pa mendu 2herë.
E ke dashtë jetën aq shumë dhe e jetove aq shumë, sikur ta dije që në këtë botë do jesh shkurt.
Ishe Forcë e Natyrës, nuk ka pasë askush e asgjë tokësore me të ndalë kur diçka ke synu me bë. Me kokëfortësi ke shty të gjitha qëllimet tua përtej.
Për Leon mos u mërzit, ai ka me vazhdu me jetu e me të kujtu. Të premtoj që të gjithë kemi me u kujdes për te.
E di që asgjë nuk ndodh pa arsye dhe nëse na shef nga lartë dije që të kemi dashtë shumë, të gjithë dhe kemi me vazhdu me të dashtë e me të kujtu derisa të jemi në këtë botë.
Erdhe në këtë jetë në Nëntor, Nëntori të morri. Qysh kemi me festu 28 Nëntorin tash e tutje?
Bukuria jote, buzëqeshja jote, kokëfortësia jote, zëri yt, qenja jote ka me na mungu shumë. Për ty nuk ka Lamtumirë.
Shihemi Marigonë – kur se di!
Ndërkohë që autoritetet në Prishtinë ende nuk kanë dhënë një version zyrtar për rastin./a.m/NOA.al