Transmetuar më 24-11-2020, 15:00

Vaksina është i vetmi instrument që mund të shpëtojë njerëzimin nga koronavirusi i ri. Të shumta kanë qenë lajmet lidhur me krijuesin e vaksinës kundër Covid-19, Ugur Sahin.

Por kush është ai? Emigroi me familjen e tij nga Turqia në Gjermani, kur ishte vetëm 4 vjeç.

So, ai është partneri themelues i kompanisë me bazë në Gjermani “BioNTech”.

Prejardhjen e ka nga një familje e thjeshtë, por sot është ndër më të pasurit në Gjermani.

Sahin beson se vaksina kundër koronavirusit do të jetë gati deri në fund të këtij viti.

Sipas tij, arritja e këtij qëllimi është e mundur nëse prodhues të ndryshëm të njëjtën kohë ofrojnë në treg vaksina të ndryshme. /k.k/noa.al/