Transmetuar më 24-11-2020, 09:48

Është ekstraduar ditën e djeshme nga Shqipëria në Itali, Bujar Sejdinaj, i njohur edhe me nofkën “xhaxhai”, i Ndragehta-s.

Vendimi për ekstradimin e 61-vjeçarit nga Dibra, ka ardhur pasi gjykata e gjeti fajtor si pjesë të familjes mafioze “Bellocho”, me veprimtari kryesisht në Ballkan.

Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, ai dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në trafikimin e 20 kg kokainë.

Ai u arrestua më 24 korrik nga policia shqiptare, pasi kërkohej nga Italia si i përfshirë në trafikun e drogës për llogari të organizatës mafioze italiane, “Ndrangheta”.

Sipas italianëve, 61-vjeçari me rolin e menaxherit në Ballkan për “Ndrangheta”-n, është përfshirë në blerjen e 20 kg kokainë në Spanjë.

Drejtësia shqiptare miratoi ekstradimin e tij, ndërsa më 9 nëntor ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka dhënë "OK" e saj që ky ekstradim të finalizohet brenda 25 nëntorit. /e.a/noa.al/