Transmetuar më 24-11-2020, 09:06

Një djalë i mitur është shpëtuar nga policia në Rusi, pasi ishte rrëmbyer nga një pedofil dhe mbahej në një bunker nëntokësor.

Mediat shkruajnë se djali 7-vjeçar ishte duke u kthyer në shtëpi në momentin që u rrëmbye nga 26-vjeçari Dmitry Kopylov, i cili raportohet se ka abuzuar seksialisht me të miturin.

Forcat speciale ruse, pasi kanë marrë informacionin se ku ndodhej djali, u detyruan të thyenin një derë çeliku për të hyrë në vendin e fshehtë. Kur oficerët hynë brenda, djali u gëzua shumë, por më vonë nisi të qante.

Kopylov ishte zbuluar nga autoritetet policore kur mburrej për pengmarrjen e djalit, në forume të ‘rrjeteve të errëta’ sociale në internet. Në pamje tregohet bodrumi i ulët me mure të zhveshura dhe fëmija që ishte burgosur.

Bunkeri i nëndheshëm i izoluar, kishte një krevat në stil burgu dhe një ngrohëse. Ai ishte i fshehur nën shtëpinë e Kopylov në Makarikha, në rajonin Vladimir rreth 185 milje larg Moskës. Kur policët e armatosur hynë në ndërtesë, i dyshuari ishte i ulur në divan me djalin. Mediat lokale raportojnë se i dyshuari i kishte bërë “lavazh truri” të voglit.

Kur u pyet nëse dëshironte të kthehej këtu më vonë, i vogli tha: “Nëse dëshironi të kthehem, do të kthehem. Por është më mirë të mos e bëj”.

Për gjetjen e të miturit, u mobilizuan mijëra ushtarë dhe policë rusë, pasi dyshohej se ai mund të ishte vrarë nga pedofili. /e.a/noa.al/