Transmetuar më 24-11-2020, 08:05

Ekzekutimi mafioz i Adriatik Tresës në Ekuador pak ditë më parë, vazhdon të jetë një mister dhe akoma një ngjarje e pazbardhur nga autoritetet vendase.

40-vjeçari shqiptar, i cili u vra me 6 plumba në vilën e tij, dyshohet se përveç lidhjeve me trafikun e drogës, ka ezekutuar një tjetër bashkëkombës, Ilir Hidrin.

Sipas gazetares Klodiana Lala, ky i fundit dyshohej se i shiste informacione të trafikut të drogës DEA-s amerikane.

“Gjatë 4-5 viteve të fundit, Tresa ka qëndruar në Ekuador. Atje është dyshuar për vrasjen e një tjetër shqiptari, Ilir Hidrit. Ai ishte një person që pjesën më të madhe të jetës kishte jetuar në Greqi, atje kishte rënë në kontakt me trafikun e drogës dhe sipas deklaratave të nënës së tij, ajo tregon se i biri u largua vetëm 7 muaj para se të vritej dhe personat që janë arrestuar për gazetarin Valdeviezo janë të njëjtët me të cilët kishte lidhje Ilir Hidri, – thotë Lala në "Opinion". – Sipas tyre, dyshohej se kishte lidhje me infromacionet e trafikut të drogës. Këta dyshonin se Hidri mund të shiste informacione tek DEA amerikane, ndaj Tresa e ka vrarë”, tha Lala..

Ndërkohë, duke ju referuar vrasjes së 40-vjeçarit, gazetarja Fatjona Mjedini tha se më herët ndaj tij kishte patur një tentativë rrëmbimi.

“Ka patur një tentativë rrëmbimi ndaj tij disa kohë më parë, sepse nëse dikush rrëmbehet është më e lehtë për ta vrarë. Pasi policia ka shkuar në banesën e tij, ka gjetur 32 mijë dollarë në cash dhe 70 mijë euro”, tha ajo në “Opinion”.

Duke ju referuar një raporti të publikuar, gazetarja tha se mendohet që në harkun kohor 2017-2019 kanë qenë 1600 shqiptarë që kanë hyrë në Ekuador, të favorizuar edhe nga fakti që ky vend nuk ka sistemin e shenjave të gishtave. /e.a/noa.al/