Ministri nuk i shkoi në emision, drejtuesi fton manekinin në studio
Transmetuar më 23-11-2020, 22:38

I ftuar në Politikon këtë mbrëmje nga Alfred Lela në RTV Ora ishte një "i ftuar" special.

Drejtuesi i emisionit u shpreh se ky i ftuar ishte përfaqësuesi i qeverisë, ministri i Jashtëm në detyrë Genc Cakaj i përfaqësuar me një manekin.

"Cakaj nuk është këtu, pavarësisht përpjekjes për të pasur një përfaqësues të cilit do nivel të ministrisë për të na folur për integrimin.

Kam hasur një refuzim të sjellshëm, duke mos pasur një përfaqësues të qeverisë", tha Lela gjatë prezantimit.