Transmetuar më 23-11-2020, 17:40

Qarku i Korçës po regjistron çdo ditë disa raste me koronavirus, duke u kthyer në shqetësim për banorët dhe autoritetet shëndetësore.

Vetëm në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë 88 raste në të gjithë qarkun.

Përkatesisht 52 në Korçë, 29 në Pogradec,4 në Kolonjë dhe 3 në Devoll.

Po ashtu, në bashkinë Korçë kanë humbur jetën dy pacientë.

Ajo që vihet re mes rasteve të afishuara ditën e sotme nga ministria është se vijon te rritet numri i infektimeve në institucionet arsimore. /k.k/noa.al/