Transmetuar më 23-11-2020, 15:30

Koronavirusi “mbyll” një tjetër kopsht.

Kopshti “Çlirimi” në Beat është mbyllur për shkak se dy edukatore kanë rezultuar pozitiv për koronavirusin.

Pas infektimit të tyre,  3 edukatore të tjera janë në pritje të përgjigjes së tamponit të realizuar ditën e djeshme.

Mësohet se 5 edukatore janë futur në karantinë, pasi kanë pasur shenja të dallueshme të COVID-19.

Tamponit do t’i nënshtrohet i gjithë stafi i kopshtit.

Për të njëjtën arsye, ditët e fundit janë mbyllur disa shkolla dhe kopshte në vendin tonë./a.m/NOA.al