Ka humbur jetën në një spital të Turqisë, i infektuar nga Covid 19, Haxhi Bardhyl Sytari, babai i Myftiut të Shkodrës, Muhamed Sytari.
Vetë ky i fundit e bëri të ditur lajmin e trishtë përmes një postimi në Facebook. “Të Allahut jemi, tek Ai do të kthehemi! Baba jonë i shtrenjtë, Haxhi Bardhyl Sytari, sapo e dorëzoi shpirtin e tij! Ju lutem ta kujtoni me duá! Allahu jua shpërbleftë me të mira!”, – shkruan Sytari.
Ai ndodhej në intubim i shtruar prej dy javësh në spital dhe për fat të keq nuk ka mundur dot të fitojë betejën me virusin e rrezikshëm.
Ndërkohë, gjendja shëndetësore e djalit të tij, Muhamed Sytari, i infektuar edhe ky me Covid 19 dhe i shtruar në një spital të Turqisë prej disa ditësh, është më e mirë.
Këtë e bëri të ditur kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi përmes një njoftimi në Facebook. /e.a/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd