Transmetuar më 23-11-2020, 10:18

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, do të dalë sot nga spitali "Evangjelizmos", në Athinë ku ishte shtruar pas infektimit me Covid 19.

Pas 12 ditësh në spital, mjekët grekë thanë se kryepeshkopi 91 vjeçar u trajtua për disa ditë me të gjitha kurat e nevojshme dhe ka dalë fitimtar prej përballjes me virusin e rrezikshëm.

Pavarësisht moshës së madhe dhe problemeve me zemrën, Janullatos e kishte përballuar me qetësi dhe forcë të jashtëzakonshme shpirtërore sëmundjen.

Më herët ai kishte publikuar një frazë shumë shpresëdhënëse për të gjithë besimtarët: "Mos u tremb, por beso".

Kryepeshkopi do të qëndrojë edhe disa ditë në Athinë, për t’u rikthyer sërish në Shqipëri në ditët e ardhshme. /e.a/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd