Qytetarët të cilët nga muaji dhjetor do të lejohen të lëvizin pa maskë dhe pa distancë, asnjë kufizim për ta
Transmetuar më 22-11-2020, 15:53

Ndërsa vaksina duket ende larg, qeveritë nëpër botë po përballen me dilemën nëse duhet të kufizojnë ende liritë e njeriut, apo duhet të kujdesen që sistemi spitalor të mos mbingarkohet.

Zgjidhja po vjen përmes një nisme ligjore të hartuar në qeverinë britanike dhe ajo synon të heqë çdo lloj kufizimi ndaj shtetasve të saj, nëse identifikohet si i parrezikshëm për të infektuar të tjerët.

Kjo do të jetë si një lloj pasaporte lirie dhe kusht të vetëm ka që secili qytetar të testohet çdo 72 orë ose dy herë në javë.

Nëse qytetari del negativ, ai fiton heqje kufizimesh për 72 orë. Për këtë, qytetari duhet të ruajë në telefon ose fizikisht, letrën e dhënë nga autoritetet ku konfirmohet se ai ka dalë negativ dhe si i tillë nuk përbën rrezik për të tjerëtm

Me tu pajisur me këtë dokument, ata do të jenë të gatshëm për të qarkulluar lirisht.

Këta qytetarë nuk do të mbajnë maskë. Ata nuk do të mbajnë distancë me askënd dhe do të vizitojnë lirisht afërmit.

Kjo skemë parashikon të nisë zbatimin në muajin dhjetor dhe do të aplikohet krahas kufizimeve për të gjithë pjesën tjetër të popullsisë që nuk është e testuar.

Në këtë mënyrë, pritet që vendi të ndahet në dy pjesë, në ata që lëvizin lirisht dhe të tjerët të detyruar të mbajnë maska, distancë dhe kufizime të tjera. /noa.al/